Provat ditore të “Dancing With The Stars” nuk kanë shkuar edhe aq mirë për Fifin dhe Gracianon.

Të dy kanë pasur pakënaqësi për mënyrën se si ka vijuar rrugëtimi i tyre në programin e kërcimit, më tepër për vlerësimet e jurisë.

Ndërkohë Fifi ka treguar sakrificat që ka bërë për kërcimin, duke iu përkushtuar shumë “DWTS”.

“Unë kam lënë djalin e sëmurë dhe jam përkushtuar 100% kërcimit”, u shpreh ajo.

Më pas Fifi ka theksuar pakënaqësitë për mënyrën se si Graciano ka nisur të komunikojë me të.

Biseda e tensionuar e zhvilluar mes tyre:

Graciano: A je ndjerë ndonjëherë e prekur e ofenduar, si reagon?

Fifi: Ti e di shumë mirë sa e prekur…

Graciano: A je ndjerë ndonjëherë që të japësh shpirtin për spektaklin dhe në fund fare të mos marrësh atë që do.

Fifi: E di si jam ndjerë në tetë javë Graciao… Unë kam anuluar minimalisht 18 koncerte, që ti e di shumë mirë. Për këtë arsye i jam dedikuar totalisht kërcimit. E kam lënë edhe fëmijën tim vetëm në shtëpi, e di që e kam pasur me temperaturë këtë javë. E kam lënë dhe i jam dedikuar 100% kësaj këtu. Nuk mund të më thuash mua e ke dytësore sepse fytyra ime nuk është dytësore.

Graciano: Unë kam përshtypjen se këtu nuk kuptohemi fare.

Fifi: Nuk po më pëlqen fare ky Graciano me thënë të drejtën.

Graciano: Po pse, mos po flas ndonjë gjë gabim kundrejt teje.

Top Channel