Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Së fundmi këngëtari ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e këngëve të tij, por edhe për një lidhje dashurie të së shkuarës. Para disa vitesh kudo përfitej për një lidhje mes tij dhe moderatores së njohur, Kiara Titos, e cila është tashmë është edhe një nga banoret e “Big Brother Vip 2”. Atë kohë asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht se ishin në një lidhje, por së fundmi në disa intervista para se Kiara të bëhej pjesë e “BBV2” të dy e kanë pranuar këtë.

Pas përfundimit të ‘Prime’-t të “Big Brother VIP 2” mbrëmjen e djeshme artisti ka postuar në InstaStory një foto të ish-partneres së tij Kiara Titos. Krahas fotos ai ka vendosur edhe një kurorë, duke e cilësuar kështu si një mbretëreshë. Por çfarë pritet të ndodhë tani?!

Vetëm pak më parë Butrinti ka ngritur një kuriozitet të madh me anë të postimit të tij të fundit në Instastory, ku ka postuar një foto të tij dhe ka shkruar:

Një befasi këtë javë…

Mos ndoshta kjo befasi ka lidhje me Kiarën?

Kiara Tito dhe Butrint Imeri do të mbeten gjithmonë një nga dyshet më të komentuara në showbizin shqiptar. Lidhja e tyre prej disa kohësh ka zgjuar gjithmonë shumë kuriozitet. Përpos muzikës, Butrinti shpesh është përfolur dhe për jetën e tij private, ku për një kohë të gjatë u spekulua për një marrëdhënie me prezantuesen edhe pse kjo gjë nuk u pohua nga asnjëra palë.

Top Channel