E hënë, 04 Dhjetor 2023
12:10
Arrestohen 24 drejtues mjetesh brenda 72 orëve në vendin tonë, pezullohen 93 leje drejtimi

Në 72 orët e fundit janë arrestuar 24 shoferë, ku 12 prej tyre u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, tetë për drejtim pa leje dhe katër të tjerë për përfshirje në shkelje.

11:56
“U vra për para”/ Ministri i Brendshëm maqedonas jep detaje tronditëse për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka dhënë detaje nga vrasja e 14-vjeçares nga Shkupi dhe 74-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në afërsi të Velesit.

11:43
Afrimi i festave, ceremoni madhështore në tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani

Në Gjermani, zhvillohen çdo vit rreth 2500 tregje festive.

11:39
Ndërron jetë i burgosuri, dyshohet se u mbyt gjatë ushqyerjes

Një i burgosur 45-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të hënë në Lezhë.

11:27
Foto/ Mbizotëron e kuqja, grija dhe jeshilja! Si u veshën deputetët sot në Kuvend

Para nisjes së seancës plenare ditën e sotme në Kuvend, deputetët janë fotografuar nga LSA, të cilët shihen të kuruar dhe me veshje të përshtatshme për një ditë dimri.

11:26
Sërish kaos në Kuvend/ Reagimet e opozitës pas seancës plenare

Deputetët e opozitës pas seancës plenare mes kaosit, flakadanëve dhe zjarrit, theksuan se nuk do të tërhiqen nga ‘aksioni’ në Kuvend.

11:18
Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit! Përfitues, 704 mijë pensionistë

Nga sot ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit, ku pëfitues në total janë 704 mijë pensionistë.

11:17
Lajm i keq për këto shenja horoskopi! Do festoni Vitin e Ri me Mërkur të kundërt! Astrologia: Mos udhëtoni sepse…

Meri Shehu tregon në “Wake Up” se katër shenja të horoskopit në fundvit duhet të festojë me Mërkur të kundërt.

11:01
Sot Afërdita futet në Akrep! Astrologia: 4 Dhjetori ditë e fuqishme dhe erotike për këto shenja

Meri Shehu e ftuar në “Wake Up” ka bërë një parashikim për ditën e sotme, ku ajo shprehet se ka hyrë shenja e Afërditës në Akrep dhe kjo gjë do bëjë që të kemi sukses jo në gjëra sipërfaqësore, por në gjëra më të thella.

11:00
Shtyhet sërish seanca në GJKKO për Belerin, avokati: Ata presin o të vdesë Beleri, o të vdesin ata

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për në 11 dhjetor seancën për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

10:58
Të famshmit që u plakën si një ‘verë e mirë’ para syve tanë

Disa të famshëm po na bëjnë të besojmë se ata mund të kontrollojnë procesin e plakjes së trupit të tyre dhe në vend të moshimit, po bëhen gjithnjë edhe më seksi, më dehës, si vera e mirë.

10:42
Euro 2024/ Astrologia: Kombëtarja do luftojë fort, do kapen si macja në ferra për të fituar! Sylvinjo një goxha burrë

Astrologia Meri Shehu shprehet tepër pozitive për pjesëmarrjen e Kombëtares sonë ne Euro 2024.

10:30
Berisha sërish nuk paraqitet në SPAK, nuk zbaton masën “detyrim paraqitje”

Ish-kryeministri, Sali Berisha nuk e zbatoi as sot masën “detyrim paraqitje” të dhënë nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

10:28
Qëndroni me orë të gjata para kompjuterit! Zbuloni çfarë po i shkaktoni shëndetit tuaj

Në epokën digjitale, kalimi i orëve të gjata përpara një kompjuteri është bërë normë për shumë njerëz.

10:20
Kaos në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, flakadanë dhe zjarr! Mbyllet seanca plenare

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare në orën 10:00.

10:15
Hodhi tymuese dhe u përplas me Gardën, Noka përjashtohet nga seanca! Nuk largohet, tenton t’u vërë flakën karrigeve

Një tjetër situatë e paprecedentë është formuar këtë të hënë në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa deputetët opozitar vijonë mosbindjen civile, duke ndezur tymuese, flakadanë dhe vënë flakën objekteve në sallën e parlamentit.

10:04
Izraeli zgjeron operacionin, zëdhënësi i UNICEF-it: Spitali i Khan Younis plot me viktima, bombat bien çdo 10 minuta

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar se ofensiva e tokësore në Gaza po zgjerohet “kundër qendrave të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës , sipas zëdhënësit të saj, kundëradmiralit Daniel Hagari.

09:56
Kujdes! Këto emoji i paskemi përdorur gabim deri në këtë moment

Njerëzit lidhen me emoji-t ndryshe: nga njëra anë, ato ndihmojnë në shprehjen e pothuajse çdo ndjenje pa shumë fjalë, nga ana tjetër, ndonjëherë ne përfundojmë duke mos kuptuar pikën ose emocionin që personi me të cilin po bisedonim po përpiqej të na përcillte.

09:41
Gjendet një predhë detare tek një shtëpi, çifti i të moshuarve e përdornin si dekor në oborr

Një çift në Uells kishte një raketë ende aktive në kopshtin e tyre që e përdornin si dekor.

09:37
E zhdukur prej një jave, gjendet e vdekur 14-vjeçarja në Shkup: Trazohet opinioni publik

Është gjetur e pajetë 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska, e zhdukur përpara një jave në Shkup.

09:15
SHBA/ Hoqi rripin e sigurimit në makinë, nëna rreh brutalisht djalin e saj 6 vjeç

Autoritetet e Floridës kanë arrestuar një nënë 47-vjeçare, për dhunën e ushtruar ndaj djalit të saj 6-vjeçar pasi kishte hequr rripin e sigurimit, gjatë udhëtimit me makinë.

09:01
Mali i Zi, fillon regjistrimi i popullsisë: Frikë nga përmbysja e strukturës kombëtare!

Në mesin e frikës nga përmbysja e strukturës kombëtare të popullsisë vendase, ka nisur në Malin e Zi regjistrimi i shumëpërfolur i popullsisë.

09:00
Aksident në dalje të Fierit! Autobusi përplaset me “Benzin”, përfundon në oborrin e një banese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Fierit.

08:43
Izraeli zgjeron ofensivën në Gaza, shkatërrohen 500 tunele të Hamasit

Izraeli zgjeroi mëngjesin e sotëm ofensivën kundër militantëve të Hamasit në Gaza duke goditur 200 objektivë në territorin e munduar prej luftës tashmë 59 ditore.

08:42
Video/ Shpërthen vullkani në Indonezi, vdesin 11 alpinistë! Ferri mbi tokë

Njëmbëdhjetë alpinistë u gjetën të vdekur pranë kraterit të vullkanit Marapi në Indonezi, i cili shpërtheu papritur gjatë fundjavës.

08:29
Kryeministri i Katarit thekson nevojën për armëpushim në luftën Izrael-Hamas: Dënojmë ashpër shënjestrimin e civilëve

Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani theksoi nevojën për një armëpushim në Gaza.

08:26
Liridona Ademaj rivarroset sot në fshatin e saj të lindjes

Liridona Ademaj e vrarë para disa ditësh, do të rivarroset sot në fshatin e saj, në Rracaj të Gjakovës.

08:20
111 vjet nga formimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Forcat e Armatosura u krijuan më 4 dhjetor 1912, pak ditë pas krijimit të shtetit të parë shqiptar në Vlorë.

08:15
Felix “hakmerret” ndaj Atleticos, i jep fitoren Barcelonës

Joao Felix vendos ndeshjen më të rëndësishëm të javës së 15 të “La Ligas”, Barcelona – Aletico Madrid, të zhvilluar në stadiumin olimpik të Barcelonës.

08:15
Marseille rikthehet te fitorja pas dy muajsh, nuk mungon tensioni ndaj Rennes

Marseille rigjen fitoren në kampionat pas thuajse dy muajsh, teksa ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Rennes në “Velodrome”.

08:09
Grupet e të drejtave hedhin në gjyq qeverinë holandeze për “bashkëfajësi për krime lufte”

Qeveria holandeze hidhet në gjyq për rolin e tij në eksportin e pjesëve të avionëve luftarakë F-35 në Izrael.

07:58
Temperatura të ulëta dhe reshje bore në disa zona! Parashikimi i motit për sot

Moti kryesisht i kthjellët por i ftohtë do të jetë dominant në të gjithë territorin e vendit tonë si pasojë e prezencës së masave ajrore siberiane.

07:44
Dy të vrarë në bastisje dhe përleshje në Bregun Perëndimor

Në orët e fundit mediat palestineze dhe izraelite kanë raportuar për bastisjet e kryera nga forcat izraelite dhe përleshjet në Bregun Perëndimor.

07:35
Inzaghi: Përqafova të gjithë futbollistët, sukses i merituar

Interi triumfoi 0-3 në Napoli dhe rimori kreun e renditjes, teksa trajneri Simone Inzaghi nuk e fshehu kënaqësinë e këtij suksesi, duke zbuluar se përqafoi të gjithë futbollistët pas ndeshjes.

07:25
Ushtria izraelite vret komandantin e batalionit të Hamasit

Forcat izraelite kanë vrarë një komandant të Hamasit të quajtur Haitham Khojari, njoftoi sot ushtria në një postim në platformën X.

07:10
“Ky është Mynihu ynë”, shefi izraelit i sigurimit zotohet të eliminojë Hamasin në mbarë botën

Izraeli është i vendosur të eliminojë Hamasin në mbarë botën edhe nëse duhen vite, tha zyrtari i lartë i sigurisë vendase Ronen Bar, sipas një regjistrimi të transmetuar nga transmetuesi publik Kan të dielën.

07:01
Britania e Madhe ndihmon Izraelin për kërkimin e pengjeve

Londra njoftoi se avionë vëzhgues britanikë do të operojnë në hapësirën ajrore mbi Izrael dhe Gaza.

E diel, 03 Dhjetor 2023
23:01
Trishtimi, emocioni i fshehur/ Simptomat, shkaqet dhe trajtimet

Paniku, ankthi, trishtimi apo depresioni janë nga fjalët që përdoren më shumë për të shpjeguar problemet psikologjike shëndetësore.

22:50
Filmi për Adem Jasharin, Milaim Zeka flet për herë të parë në “E Diell”

Milaim Zeka i ftuar në rubrikën “Galeri” në “E Diell” ka folur për herë të parë si autor i filmit për Adem Jasharin.

22:41
Interi triumfon bindshën në Napoli dhe rimerr kreun e renditjes

Interi triumfon bindshëm 0-3 ndaj Napolit në “Diego Armando Maradona” dhe rikthehet në krye të renditjes, duke u dërguar një tjetër sinjal rivalëve, se mbetet pretendentja kryesore për titullin.

22:35
Dhunë në futbollin grek, arbitri tërbon tifozët e Olimpiakosit

Degjeneroi në dhunë takimi mes Volosit dhe Olimpiakosit për javën e 13-të të Superligëss së Greqisë, e mbyllur në barazim 2-2 dhe me dy kartonë të kuq, nga një për skuadër.

22:30
Hurmat e freskëta të arabisë, katër arsyet pse duhet t’i konsumoni patjetër

Hurmat e Arabisë janë tejet të shëndetshme për organizmin.

22:20
​Stoltenberg: Duhet të përgatitemi për lajme të këqija nga Ukraina

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se aleanca ushtarake perëndimore duhet të përgatitet për lajme të këqija nga fronti ukrainas, pasi Kievi vazhdon të mbrohet kundër një pushtimi gjithëpërfshirës rus.

21:55
“Nuk ka lidhje me ne”, forcat Izraelite sqarojnë për sulmin ndaj dy anijeve që po lundronin në Detin e Kuq

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite kundëradmirali Daniel Hagari njoftoi se dy anije, që grupi Houthi pretendon se ka sulmuar në Detin e Kuq, nuk kanë lidhje me shtetin e Izraelit.

21:23
Derbi i kryeqytetit pa fitues, Tirana mbetet -7 pikë nga Partizani! Përplasje mes tifozëve

Nuk ka fitues në derbin numër 172 të kryeqytetit.

21:15
Zyrtari i IDF: Forcat izraelite po luftojnë fort në Gazën jugore

Një zyrtar ushtarak deklaroi se forcat izraelite po luftojnë fort dhe të përqëndruar në jug të Gazës. 

21:13
“Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave”, mesazhi sensibilizues para ndeshjes Tirana-Partizani

Një banderolë me shkrimin “Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave” u shfaq në stadiumin “Arena Kombëtare” para nisjes së sfidës Tirana-Partizani.

21:02
Nëntë kombinime që mund t’i konsumoni çdo vakt për humbjen e peshës

Për shumë njerëz humbja e peshës nuk është aq e lehtë sa thuhet.

20:43
​Kamberi takon Kurtin: Shqiptarët e diskriminuar të Luginës nuk duhet të mbeten pa zë përfaqësimi

Partnerët e listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, kanë zhvilluar sot një takim në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, të cilën e kanë informuar mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit.

20:31
​Meloni nga Beogradi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është vendimtar

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi sot në Beograd se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është vendimtar.

20:16
Fitore karakteri, Roma përmbys Sassuolon dhe sheh zonën Champions

Dueli më i fortë i javës së 14-të në Serie A zhvillohet në “Diego Maradona”. Mes Napolit kampion dhe Interit, përballje që vjen live në SuperSport 2 (20:45).

20:02
Shqiptarët nuk trajnohen/ Të fundit në Ballkan, vetëm 0.7 % e punonjësve ka një trajnim profesional

Vetëm 0.7% e popullsisë shqiptare në moshë pune nga 25-64 vjeç ka kryer një trajnim profesional. Të dhënat e Fondacionit Europian të trajnimeve për vitin 2022  tregojnë se Shqipëria është në vendin e fundit në Ballkan, ndërsa më e përditësuar shfaqet Serbia me rreth 6%.

19:59
Sëmundjet prej duhanit/ Shtohen rastet e kancerit të mushkërive te femrat

Nëse ke konsumuar 15 cigare në ditë për 15 vite me radhë, mjekët thonë se mund të jesh një pacient i prekur me kancer të mushkërive, pasi kjo sëmundje lidhet me duhanpirjen.

19:39
Kosovë, shiten më pak banesa/ Ekspertët: Shkak rritja e çmimeve

Shitblerja e banesave në Kosovë ka rënë gjatë vitit 2022 krahasuar me vitin paraprak.

19:39
Ngadalësimi i blerjeve të banesave/ Ekspertët: Një ndër arsyet edhe operacionet e SPAK

Banka e Shqipërisë sinjalizoi se në tremujorin e dytë të këtij viti çmimet e pasurive të paluajtshme patën një ngadalësim, ndërsa rritja e tyre i është rikthyer mesatares normale prej 11.6% nga 30% në 2022-in.

19:36
Paratë e sekuestruara/ Tre milionë euro në 11 muaj! Rritje në krahasim me një vit më parë

Rreth 3 milionë euro janë sekuestruar nga Policia e Shtetit vetëm në këto 11 muaj, pasi nuk janë deklaruar në kufij siç parashikon ligji çka hedh hije dyshimi mbi origjinën e këtyre parave, të cilat kanë tentuar të futen ilegalisht në Shqipëri jashtë sistemit bankar.

19:33
Kujdes nga skemat mashtruese!/ Prokuroria e Tiranës dosje për 56 persona, miliona euro dëme shtetit

Prokuroria e Tiranës dorëzoi 56 të akuzuar për krimim të skemave mashtruese dhe fshehje të ardhurave, pasi dyshohet se kanë shmangur tatimin mbi vlerën e shtuar, duke i shkaktuar shetit disa milionë euro dëm ekonomik.

18:57
Për të tretën ditë radhazi, Izraeli dhe Hezbollahu vijojnë të sulmojnë njëri-tjetrin

Forcat izraelite dhe militantët e Hezbollahut kanë vijuar të sulmojnë njëra-tjetrën për të tretën ditë radhazi.

18:56
“Kushëriri po më vret familjen”, e rëndë në SHBA, i afërmi vret me thikë katër persona, mes tyre dy fëmijë

Katër persona, mes tyre dy fëmijë janë vrarë nga një i afërm në Nju Jork.

18:28
Tërmeti i fortë në Filipine, ndërron jetë gruaja shtatzënë

Të paktën një person ka humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.4 goditi pjesët jugore të Filipineve mbrëmjen e së shtunës.

18:14
Sulmohen në Detin e Kuq anijet luftarake amerikane dhe tregtare

Pentagoni thotë se është në dijeni të raporteve që një anije luftarake amerikane dhe disa anije tregtare janë sulmuar në Detin e Kuq.

18:06
“Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton“/ Ekzekutimi i Liridona Ademajt, reagon Kurti: U vra se ishte grua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e Liridona Ademajt, ku shprehu keqardhjen, ndërsa nuk munguan as kritikat për sistemin e drejtsëisë.

18:02
Punime për mirëmbajtjen e rrjetit, nesër disa zona pa energji elektrike në Tiranë

Disa zona në Tiranë do të kenë shkëputje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit.

17:47
​Kosovë/ Rreth 38 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara janë jashtë sistemit arsimor

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) ka ngritur shqetësimin mbi gjendjen e kësaj kategorie për shkak të mos miratimit të projektligjit për vlerësimin, njohjen e statutit, përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuara, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

17:43
Chelsea triumfon mes tensioneve ndaj Brighton, Liverpool merr 3 pikët ndaj Fulham

Chelsea bind me dhjetë lojtarë ndaj Brighton, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Premier League, që u mbyll me rezultatin 3-2.

17:32
Tiranë/ U konfliktua në banesë me kunatin, paraqitet në spital me plagë 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është paraqitur në spitalin e QSUT-së për ndihmë mjekësore pas konfliktit që ka pasur në banesë me kunatin e tij.

17:30
Makina përplaset me shtyllën në Shkodër/ Plagosen tre të reja, 27-vjeçarja nxirret nga makina pas disa orësh! Pamje të rënda

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin Zues të Shkodrës, ku një makinë është përplasur me shtyllën elektrike duke lënë të plagosura tre vajza.

17:12
Rëndohet bilanci i viktimave në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Më shumë se 15,500 palestinezë të vrarë

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka bërë një përditësim të bilancit të viktimave në Gaza, ku deri më tani kanë ndërruar jetë 15,523 persona.

17:00
“Qeveria duhet të kuptojë që sektori ynë po shkatërrohet”/ Greqi, taksitë në grevë 48-orëshe deri të premten

Federata Kombëtare Greke e Taksistëve ka ftuar sindikatat e saj anëtare të marrin pjesë në grevat 48-orëshe që do të fillojnë në orën 5:00 të së hënës, 4 dhjetor dhe do të vazhdojnë deri në orën 5:00 të së premtes, 8 dhjetor.

16:44
Trupi i Liridona Adermajt rivarroset nesër në fshatin e saj të lindjes

Liridona Ademaj, e vrarë tre ditë më parë në Sinidoll të Prishtinës, do të rivarroset nesër në Rracaj të Gjakovës në orën 14:00.

16:34
Gjykata Ndërkombëtare do të intensifikojë hetimet në territoret palestineze, prokurori: Dëshmitar i skenave të mizorisë

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale deklaroi se zyra e tij do të intensifikojë më tej përpjekjet për të çuar përpara hetimet e saj në territoret e pushtuara palestineze.

16:19
Karriget bosh në Kuvendin e Berishës dhe “pesimizmi politik” i besnikëve të tij

Nga ENDRI FARKA – Partia Demokratike mblodhi Kuvendin Kombëtar dhe pas marrjes në shqyrtim të situatës politike e ekonomike në vend zbardhi rezolutën për aksionin opozitar.

16:15
Kukësi-Teuta përfundon pa gola, “verilindorët” e mbyllin sfidën me dhjetë lojtarë

Kukësi-Teuta ndahen më barazim pa gola në takimin e javës së 15-të të Superligë, me “verilindorët” që e mbyllën këtë sfidë me dhjetë lojtarë

16:05
Rama pret kryeministrin e Portugalisë, diskutohet rreth projekteve inovative digjitale dhe Inteligjencën Artificiale

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim homologun e tij portugez, António Costan.

16:03
A jeni me grip apo të ftohur? Pastroni menjëherë këto pesë artikuj në shtëpi

Duke hyrë në dimër, shpërthimet e ftohjes së zakonshme dhe virozave do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

15:50
I dashuruar me modelen angelze, Armando Broja hedh hapin e rëndësishëm

Ylli i Kombëtares sonë Armando Broja është lidhur me një modele britanike të quajtur Xhej Alisa Uills.

15:33
U largua nga “DWTS”, Juliana Nura: Iliri ishte shumë negativ! Kam shpenzuar financiarisht dhe nuk u vlerësova

Mbrëmjen e së premtes konkurrenti që u largua nga “Dancing With The Stars”, ka qenë Juliana Nura.

15:28
Tentuan për katër vite që të bënin fëmijë, mjekja zbulon se gruaja ishte ende e virgjër

Një çift i martuar tentuan për katër vite resht për të sjellë një fëmijë në jetë, por kjo nuk ishte e mundur, pasi kryenin marrëdhënie seksuale në mënyrë të gabuar.

15:14
Shkupi fiton derbin shqiptar ndaj Shkëndijës, Struga triumfon dhe vazhdon garën për kreun

Derbi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, mes Shkupit dhe Shkëndijë përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve.

14:58
Protesta kundër femicidit/ Aktivistet: Duhet çrrënjosur mitizimi i gruas si pronë e burrave

Vrasja e një gruaje nga bashkëshorti në sy të fëmijëve ka tronditur komunitetin shqiptar.

14:55
Ukrainë, zbehen luftimet në Avdivka! Shkak bëhet moti i keq dhe humbjet e mëdha që ka pësuar ushtria ruse

Qyteza ukrainase Avdivka, e përballur me sulme të vazhdueshme ruse, ka regjistruar zbehje të ofensivës ruse në 24 orët e fundit, për shkak të humbjeve të mëdha të ushtrisë së Rusisë dhe motit të lig, ka thënë kryetari i qytezës, Vitaly Barabash.

14:40
​Si gënjeu Naim Murseli për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt

Leonard Ademi, vëllai i viktimës së vrarë nga bashkëshorti i saj dhe dy të dyshuar të tjerë, në një rrëfim lidhur me vdekjen e motrës së tij, ka dhënë detaje me versionin e rremë të Naim Murselit, gjendjen e fëmijëve në ditën e vrasjes së nënës së tyre dhe si e kuptuan lajmin prindërit e tij.

14:21
Papa Françesku: Përfundimi i armëpushimit në Gaza është e dhimbshme

Papa Françesku e përshkroi sot përfundimin e armëpushimit të Hamasit me Izraelin si “të dhimbshme” dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të arrijnë një marrëveshje të re armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur.

14:06
UEFA nis hetimin për zhurmat e seksit gjatë shortit të “Euro 2024”

UEFA ka nisur hetimin për audion e skenës së seksit, që u dëgjua një ditë më parë gjatë hedhjes së shortit Euro 2024.

13:53
Fruti që simbolizon dashurinë, pjellorinë, lumturinë dhe rregullon kolesterolin! Kujdes farat janë helmuese

Ftoi është një frut i njohur që nga kohërat e lashta. Ftonjtë simbolizonin dashurinë dhe lumturinë, ndaj ofroheshin në ceremonitë e dasmës.

13:35
​”Fëmijët nuk e dinë ende se u ka vdekur nëna”/ Vëllai i Liridona Ademajt: Besojmë në drejtësi

Leonard Ademi, vëllai i Liridonës, që u vra nga bashkëshorti tha se nuk u lejua të marrë pjesë në seancën që u mbajt sot ndaj tre të dyshuarve.

13:30
Njihuni me 6 filmat më të mirë të Macaulay Culkin, aktorit të njohur të “Home Alone”!

Aktori i njohur Macaulay Culkin, i cili fitoi famë mbi 30 vjet më parë për rolin e tij kryesor si Kevin McCallister në filmat “Home Alone”, ka marrë yllin e tij në Hollywood Walk of Fame.

13:09
Humb jetën në burgun grek 42-vjeçari shqiptar

Një i shqiptar është gjendur pa ndjenja në një burg të Trikalasë në Greqi.

13:04
Ndërtoi pa leje për të zgjeruar lokalin e tij në qendër të Laçit, arrestohet një 43-vjeçar

Një 43-vjeçar është arrestuar për ndërtime pa leje në qytetin e Laçit.

12:53
U godit me thikë/ Në Francë ndodh tragjedia, tifozi ndërron jetë

Tragjedi në Francë teksa tifozi i plagosur me thikë para ndeshjes mes Nantes dhe Nice ka ndërruar jetë duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

12:37
Lihen në burg të dyshuarit për vrasjen e Liridonës, aktivistët protestojnë para gjykatës: S’ka paqe pa siguri

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt u lanë në paraburgim këtë të diel nga Gjykata e Prishtinës.

12:37
Monografia e gjeneralmajores së parë/ “Lidershipi në mjedisin e sigurisë” i Manushaqe Lami Shehu

Lidershipi dhe ndikimin i tij në menaxhimin e mjedisit të sigurisë për misionin e Forcave të Armatosura trajtohet në monografinë e autores Manushaqe Lami Shehu.

12:34
Premiera e “5 herë jo”/ Shfaqet në kinema më 13 dhjetor

Komedia romantike “5 Herë Jo” me protagonist Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të shfaqet premierë në kinema në 13 dhjetor!

12:28
Dhjetori i festave, çfarë ndodh këtë muaj në Tiranë

Mbyllet nëntori kuq e zi duke i lënë rrugë festave të dhjetorit, ku përgatitjet tanimë janë drejt fundit dhe pritet vetëm ndezja e dritave që kryeqyteti të përfshihet i tëri në atmosferën festive plot ngjyra, që do të zgjasë përgjatë gjithë muajit.

12:21
Në Bashkimin Europian, në vitin 2030? Shqipëria merr letrën e presidencës spanjolle

Shqipëria ka marrë më së fundi letrën e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kërkesën për paraqitjen e urdhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim.

12:16
Bombë gjatë meshës, katër të vrarë në Ishujt Filipine! Presidenti: E bënë terroristët e huaj

Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm me bombë në një meshë katolike në territorin e përçarë nga përplasjet fetare të Filipineve jugore, ndërsa presidenti Ferdinand Marcos fajësoi “terroristët e huaj”.

12:09
Dita ndërkombëtare e “PAK”! Paraplegjikët dhe tetraplegjiket protestë në Durrës

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, familja Pane në Durrës nuk hezitoi aspak t’i bashkohet thirrjes për t’u bërë pjesë e një marshimi ndërgjegjësues.

11:44
“Ndal femicidit”, protestë edhe në Tiranë për vrasjen e Liridonës

Dhjetëra qytetarë kanë dalë këtë të diel në protestë, me thirrje kundër vrasjeve të vajzave dhe grave.

11:43
Pamje nga pasojat e sulmeve ajrore në Gazën jugore!

Ndërsa Izraeli zhvendos fokusin e operacioneve të tij drejt jugut të Rripit të Gazës, qytetet Khan Younis dhe Rafah po goditen me sulme të rënda ajrore.

11:31
Dua Lipa ndahet nga Romain Gavras! The Sun: I dhanë fund lidhjes përpara se gjërat të përkeqësoheshin

Dua Lipa është ndarë nga partneri i saj Romain Gavras pas një romance të stuhishme tetë mujore, sipas mediave të huaja.