Monografia e gjeneralmajores së parë/ “Lidershipi në mjedisin e sigurisë” i Manushaqe Lami Shehu

03/12/2023 12:37

Lidershipi dhe ndikimin i tij në menaxhimin e mjedisit të sigurisë për misionin e Forcave të Armatosura trajtohet në monografinë e autores Manushaqe Lami Shehu.

Gjeneralmajorja e parë shqiptare sjell një punim të plotë që analizon një informacion të gjerë duke arritur në përfundime me vlera njohëse.

Nga përvoja e saj, duke qenë në krye të korpusit të oficerëve të lartë, monografia “Lidershipi në mjedisin e sigurisë” hedh dritë në përmbushjen sa më mirë të misionit dhe të rolit të forcave armatosura shqiptare në të gjithë historinë e shtetit, për të kontribuar në sigurinë kombëtare të vendit.

Top Channel