Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Fierit.

Autobusi i linjës Fier – Roskovec është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T., 62 vjeç, dhe ka përfunduar në oborrin e një banese në anë të rrugës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i autobusit K. Sh., 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Fier. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Top Channel