“Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave”, mesazhi sensibilizues para ndeshjes Tirana-Partizani

03/12/2023 21:13

Një banderolë me shkrimin “Asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave” u shfaq në stadiumin “Arena Kombëtare” para nisjes së sfidës Tirana-Partizani.

Ky mesazh sensibilizues vjen disa ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 30-vjeçarja Liridona Ademi u vra me armë zjarri në një ngjarje të inskenuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Prishtinë teksa ndodhej në makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar si organizator i vrasjes, vrasësi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së dolën sot në para Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila vendosi nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.

Liridona Ademaj, e vrarë tre ditë më parë në Sinidoll të Prishtinës, do të rivarroset nesër në Rracaj të Gjakovës në orën 14:00, me kërkesë të prindërve.

Top Channel