Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi sot në Beograd se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është vendimtar.

Ajo pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se BE nuk duhet të jetë një klub ku të vendoset se cilat vende janë evropiane, teksa ka folur edhe mbi procesin e dialogut në Bruksel me ndërmjetësimin evropian.

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është vendimtar, Serbia do të vazhdojë të ketë një qasje konstruktive në dialogun e saj me Kosovën. Por ka shumë çështje të tjera për të cilat ne mund të bashkëpunojmë mes njerëzve pragmatikë dhe seriozë”, tha Meloni.

Ndër të tjera, kryeministrja italiane iu referua luftës kundër flukseve të paligjshme migratore të parregullta dhe theksoi se në këtë kontekst, “energjitë tona duhet të fokusohen në dimensionin e jashtëm të problemit për ta trajtuar atë përpara se të mbërrijë në Evropë.”

Top Channel