Përvjetori i masakrës së Reçakut! Kujtohet dita e tmerrit, homazhe në vendin e tragjedisë

15/01/2023 22:17

I mbijetuari i masakrës së Recakut, Aziz Beqiri jeton me kujtimet e pamjet e tmerrshme të trupave të vrarë e të masakruar. Ai nuk harron kurrë  trupat e fëmijëve, grave, e pleqve ne “Kodrën e Bebushit” mëngjesin e 15 janarit 1999

“Rreth orës 06:45 na kanë rrethuar, kanë pas një armëpushim pasi ka qenë Ramazan (muaji i shenjtë për myslimanët) dhe tre ditë para Bajramit, në natën e madhe ndodhi kjo. Kanë vrarë në çdo lagje dhe këta 29 (persona) janë hy me një shtëpi i kanë marrë, i kanë shti në oborr e kanë ushtruar dhunë fizike kundër tyre, i kanë molisur dhe më pas ju kanë thënë dilni se ju shpëtojnë UÇK-ja. Kur na kanë rrethuar neve, kanë hyrë në stacionin e policisë në njërën anë dhe kanë hyrë në çdo lagje duke ushtruar dhunë, kemi njerëz që ju kanë hequr edhe zemrën e mushkëritë”- tha dëshmitari Aziz Beqiri.

Nuk mungoi as këtë përvjetor Ulliam Walker njeriu që i tregoi botës fytyrën e vërtetë të genocidit serb dhe mizorinë që ndodhi në Recak

“Koha ishte e tmerrshme, kishte borë e akull, ishte vështirë të ecje dhe në këtë terren të shihje trupat e atyre se çfarë kishte ndodhur një natë më parë. Sot dielli po ndriçon, njerëzit e Kosovës kanë bërë gjëra të rëndësishme prej janarit 1999.”– tha William Walker, ish-diplomat

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ata që mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen. ndërsa presidentja osmani tha se synimi  se synimi më i rëndësishëm është sigurimi i drejtësisë.

Të ardhur nga e gjithë Kosova bënë homazhe këtë 15 janar në fshatin Recak.

 

Top Channel