Sot nis sesioni i ri parlamentar, ndërsa deputetët pritet të mblidhen në Kuvend në orën 16:00.

Në këtë seancë kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet të njoftojë zyrtarisht ndryshimet në grupin parlamentar të PD-së.

Pjesë e diskutimit këtë sesion të ri parlamentar do të jetë ligji për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit.

Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është zgjedhja e emrit të ri të Avokatit të Popullit, pasi mazhoranca dhe opozita nuk gjetën dakortësi gjatë vitit të kaluar.

Dy nisma të tjera të rëndësishme janë edhe aministia fiskale dhe pasaportat e arta.

Pavarësisht se të dyja propozimet janë kundërshtuar nga ndërkombëtarët, socialistët shprehen të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj nisme.

Top Channel