12 shtëpi janë raportuar të dëmtuara në Klos pas tërmetit me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, i cili shkundi Shqipërinë në orën 22:37 minuta mbrëmjen e së dielës

Sipas përgjegjësit të emergjencave pranë Bashkisë Klos, Nerim Dema i kontaktuar me telefon nga korrespodenti i Top Channel, tha se deri tani janë 12 shtëpi të dëmtuara, ndërkohë grupi i emergjencave po vijon punën në terren për verifikimin në katër njësitë e Bashkisë Klos.

Top Channel