Live/ Bashkia e Kurbinit në flakë, në Tiranë protesta nis me “hare”, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve, Rama: 2500 euro shpërblim policëve në front
19/10/2026 12:02
Kjo e hënë shënon ditën e shtatë të revoltës së dhunshme që nisi me studentët në Tiranë.
Edhe sot është njoftuar se protesta do të mbahet në ora 12:00, teksa kanë nisur që tani grumbullimi i protestuesve.
Gazetaret e Top Channel në terren raportojnë se që në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka dalë në terren dhe ka nisur të bëjë shoqërime.
Ndërkohë që në Kurbin të rinjtë hodhën molotovë, duke vënë flakën në një pjesë të Bashkisë, në Tiranë edhe sot të rinjtë e kanë nisur protestën me këngë dhe valle.
Top Channel