Nxënësit bojkotojnë mësimin në Mirditë, protesta zhvendoset në Rrugën e Kombit në Rubik

19/10/2026 10:47

Protestat janë shtrirë edhe në Mirditë, ku një pjesë e nxënësve kanë bojkotuar procesin mësimor. Të rinjtë janë zhvendosur në Rrugën e Kombit në Rubik.

Protestuesit kanë dalë në rrugë me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. Gjatë tubimit, ata kanë djegur goma në rrugë, duke e zhvendosur protestën nga ambientet e zakonshme të protestës drejt një prej akseve kryesore rrugore në vend.

Ndërkohë, bojkoti i mësimit nga një pjesë e nxënësve në Mirditë shënon një tjetër zhvillim në kuadër të protestave, të cilat po përfshijnë edhe të rinjtë në qytete të ndryshme të vendit.

Top Channel