Protestat e dhunshme, reagon Ambasada e Zvicrës: Të ulen tensionet dhe t’i jepet përparësi dialogut, të gjitha palët të tregojnë përmbajtje

19/10/2026 15:35

Ambasada e Zvicrës në Tiranë ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private.

Në një deklaratë, ambasada u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut, ndërsa thekson rëndësinë e garantimit të së drejtës për protestë paqësore, lirisë së medias dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut nga forcat e sigurisë.

“Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.

U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.

Top Channel