Çfarë po ndodh në Tiranë? Bie “qetësia”, policia nuk gjen dot grupimet e protestuesve
19/10/2026 14:58
Çaste qetësie në këto momente në Tiranë (ora 14:59).
Ndërsa u shënuan disa përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, në këto momente ka një situatë të qetë dhe njëkohësisht të çuditshme.
Pasi sulmuan Gjykatën e Apelit dhe policia nisi shoqërimet, protestuesit u shpërndanë me shpejtësi.
Duket se policia nuk po i lokalizon dot grupimet e protestuesve të dhunshëm, ose këta të fundit janë zhvendosur në zona “të mbrojtura”.
Ndërkohë, një grup i vogël protestuesish ndodhet aktualisht para Parkut Rinia.
Top Channel