Një mur rrethues shkak për krimin e rëndë në Kamëz, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Kukësi dhe ushtarakut nga Tirana
Protesta ka hyrë në ditën e saj të shtatë dhe si në ditët e mëparshme vijon të jetë e dhunshme dhe të ketë përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tha gjatë raportimit të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, se teksa protestuesit po marshojnë, hedhin dhe gurë ndaj policisë.
Hoxha shtoi se në rrugë ka edhe qytetarë që qëndrojnë, fotografojnë dhe shohin se çfarë po ndodh.
Nga ana tjetër, gazetarja Marinela Lina tha për emisionin “Shqipëria Live” se protestuesit po marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe policia po përpiqet që t’i shpërndajë.
“Policia ka hedhur gaz lotsjellës, protestuesit janë përgjigjur duke hedhur sende të ndryshme dhe molotov”, raportoi gazetarja e Top Channel.
Top Channel