Mbyllet protesta në Lezhë/ Rreth 50 të rinj në tubim, dëmtohen hapësirat publike dhe shkatërrohet monumenti i librit të Gjergj Fishtës

19/10/2026 12:19

Protesta e zhvilluar sot në qytetin e Lezhës është mbyllur, ndërsa gjatë saj u shkaktuan dëme në disa hapësira publike.

Rreth 50 të rinj morën pjesë në protestë. Gjatë tubimit, u tentua disa herë bllokimi i qarkullimit rrugor në akse të ndryshme të qytetit, duke ndezur zjarre në rrugë. Gjithashtu, drejt uniformave blu u hodhën vezë dhe shishe uji.

Protestuesit dëmtuan kosha mbeturinash, tabela sinjalistike dhe kangjella anësore të trotuareve. Dëmtime pësoi edhe libri i Gjergj Fishtës, monument i vendosur në qendër të qytetit, i cili u shkatërrua gjatë protestës.

Pavarësisht incidenteve dhe dëmeve të shkaktuara, protesta në Lezhë u mbyll e qetë.

Ndërkohë, në Kurbin, një bombë molotov u hodh brenda oborrit të bashkisë, ndërsa në Rrëshen disa protestues bllokuan një pjesë të autostradës.

Top Channel