Dita e shtatë e protestës/ Një i ri i ofron ushqim efektivëve, të tjerët shkulin pllakat e trotuarit në rrugën e Durrësit dhe përgatiten për “betejë”
19/10/2026 12:47
Në ditën e shtatë të protestave ka nisur grumbullimi para Ministrisë së Arsimit. Gjithçka duket se ka nisur e qetë, me disa nga protestuesit, që i kanë ofruar ushqim policëve.
Efektivët kanë refuzuar ta bëjnë këtë, teksa kanë evidentuar faktin se protestuesi mund të jetë minoren.
Nga ana tjetër, ka nisur edhe përgatitja e protestuesve me “bazën materiale”. Në pamjet e siguruara disa prej protestuesve shihet të shkulin pllakat e trotuarit.
Në vijim pritet që t’i përdorin ato për të sulmuar Ministrinë e Arsimit dhe efektivët, nëse do të ketë përplasje.
Top Channel