Protestat e dhunshme në ditën e 7-të, bizneset në Tiranë forcojnë masat e sigurisë, vendosin mbrojtëse hekuri në dritare
19/10/2026 10:34
Bizneset në Tiranë po vijojnë të marrin masa shtesë për mbrojtjen e ambienteve të tyre, në një kohë kur protesta e shoqëruar me akte dhune ka hyrë në ditën e shtatë.
Disa subjekte private kanë nisur që dritareve t’u vendosin mbrojtës hekuri, me qëllim shmangien e dëmtimeve të mundshme gjatë protestës.
Këto masa synojnë të mbrojnë vitrinat, ambientet e brendshme dhe pronën e bizneseve nga incidente të ngjashme me ato të regjistruara gjatë protestave të ditëve të mëparshme.
Instalimi i mbrojtëseve metalike është një tjetër tregues i masave paraprake që po marrin bizneset për të minimizuar rrezikun e dëmeve materiale, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë situata në ditët në vijim.
Top Channel