Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e para të të rinjvë të dyshuar si protestues të dhunshëm

19/10/2026 09:55

Ashtu si edhe në ditët e shkuara, policia në mëngjes ndërmerr patrullime nëpër qytetin e Tiranës dhe kryen shoqërime për persona që mund të jenë krijues incidentesh në protestë.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, shihet të ndalohen dy të rinj pranë godinës së Korpusit Universitetar.

Forcat Shqiponja ndalojnë dy të rinj, të cilët nuk bëjnë rezistencë dhe shihen të merren në pyetje nga efektivët.

Top Channel