Fillon tensioni në Tiranë/ Protestuesit hedhin gurë drejt policisë, efektivët u përgjigjen me gaz lotsjellës

19/10/2026 13:04

Protestuesit janë vendosur aktualisht te Ministria e Arsimit, ku ata kanë shkulur pllakat e trotuarit në rrugën e Durrësit për t’u përgatitur për ‘betejën’ me policët.

Pak më parë kanë hedhur gurë ndaj policëve dhe efektivët iu kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës.

Sot shënohet dhe dita e shtatë e kësaj proteste të dhunshme, ku që nga dita e parë e deri më tani, ka patur përplasje të forta mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Top Channel