Tensionet zhvendosen te Medreseja, policia ndjek hap pas hapi protestuesit, shoqërohen disa persona
19/10/2026 18:57
Situata gjatë protestës në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe lëvizjet e protestuesve kanë zhvendosur zhvillimet drejt zonës së Medresesë.
Efektivët e policisë po ndjekin hap pas hapi protestuesit, teksa kanë bërë edhe disa shoqërime.
Lëvizja e forcave të rendit dhe e protestuesve ka bërë që tensionet të zhvendosen nga zonat e mëparshme drejt kësaj zone të kryeqytetit.
Top Channel