Dita e shtatë e protestës, të rinjtë mblidhen para Ministrisë së Arsimit, hedhin valle dhe kërkojnë dorëheqjen

19/10/2026 12:02

Protestuesit kanë nisur të grumbullohen para Ministrisë së Arsimit në ditën e shtatë të protestës. Personat që janë mbledhur deri më tani kanë nisur vallen ndërkohë thërrasin në kor për ‘dorëheqje’.

Gjithashtu dëgjohet teksa thonë ‘policia e krimit’.

Teksa në duar mbajnë flamurin shqiptar ata shprehen se ‘ky është flamuri jonë, flamuri më i bukur në botë’.

“Respektoni flamurin”, dëgjohen të thonë të rinjtë, të cilët më pas nisin duke kënduar.

Top Channel