LAJM I FUNDIT/ Tensione në protestë, nis hedhja e gurëve Kjo e diel shënon ditën e gjashtë të protestës së nisur nga studentët, të cilëve u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.
Edhe sot ka nisur grumbullimi i protestuesve pranë Ministrisë së Arsimit, ku shihen të rinj me dhe pa maska, me flamuj kombëtarë në duar dhe me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.
Ndërkohë, protesta e sotme ka nisur me një detaj ndryshe, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë.
Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që të mos dhunojnë protestuesit, në shenjë revolte ka grisur certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.
Top Channel