Protesta në kryeqytet, Rama anulon takimin me kancelarin austriak, Christian Stocker
18/10/2026 16:10
Kryeministri Rama ka anuluar takimin e tij me kancelarin austriak, Cristian Stocker.
Lajmin e kanë bërë me dije OTS.at, degë komunikimi e Agjencisë Austriake të shtypit, e cila thekson së takimi u anulua nga pala shqiptare.
“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, e hënë, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, shkruhet në njoftimin e OTS.
Takimi ishte planifikuar të mbahej ditën e nesërme në Vienë.
Top Channel