Kosha në flakë në mes të rrugës, barriera metalike, paralizohet qarkullimi i mjeteve në zonën e Unazës, protestuesit gjuajnë me gurë një makinë

18/10/2026 16:36

Qarkullimi në një zonë të Unazës, atë që përshkohet nga Drejtoria e Arkivave drejt Zogut të Zi, është në kaos dhe i paralizuar.

Protestuesit kanë hedhur në mes të rrugës barriera metalike dhe kosha plehrash, këtyre të fundit më pas u kanë vënë edhe flakën.

Gazetarja e Top News, Kleida Muka, teksa ndjek hap pas hapi Policinë dhe protestuesit, bën me dije se tubuesit kanë goditur me gurë edhe një automjet, që ndodhet në anë të rrugës.

Nuk dihet arsyeja e këtij sulmi.

Top Channel