“Vetëm molotovë e gurë”/ Zjarri në Komisariatin nr. 3, efektivi: Ka shumë të lënduar

18/10/2026 18:29

“Vetëm molotovë e gurë. Janë shumë efektivë të lënduar. Sasi e madhe molotovi”, është shprehur një prej efektivëve të policisë, pas situatës së krijuar në Komisariatin nr. 3.

Efektivi ka përshkruar situatën e rëndë, duke theksuar se ndaj policëve janë hedhur gurë dhe bomba molotov në sasi të mëdha.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë ndërhyrë ambulancat për t’u dhënë ndihmë të lënduarve dhe për të transportuar efektivët që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Top Channel