Video/ Përplasjet te selia e PD-së, momenti kur protestuesit vrapojnë të futen drejt godinës
18/10/2026 21:15
Disa pamje të reja janë publikuar nga momenti i tensioneve në selinë e PD-së.
Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, shihet kur protestuesit futen me vrap drejt godinës së selisë, ndërsa policia mbërrin pak çaste më vonë.
Gjithashtu në pamje duket momenti kur fiken dritat e katit të dytë të selisë së PD-së.
Top Channel