Tension gjatë protestës, i moshuari humb ndjenjat pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës
18/10/2026 16:39
Një i moshuar ka pësuar gjendje të fikëti pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, gjatë zhvillimit të protestës.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e ndihmës për t’i dhënë asistencën e nevojshme.
Mendohet se ai ka pësuar gjendje të fikëti nga gazi lotsjellës.
Top Channel