Protesta e dhunshme në kryeqytet, reagon Komisioni Evropian: Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike, përgjigja ndaj saj të mbetet brenda ligjit

18/10/2026 18:21

Komisioni Evropian (KE) ka dënuar dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

KE thekson se reagimi ndaj dhunës duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional, ndërsa nënvizon se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore që duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Komisioni Evropian mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për mbrojtjen e së drejtës së protestës dhe u bën thirrje palëve që ankesat t’i adresojnë përmes dialogut konstrukti

Reagimi i KE:

Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera në Shqipëri, duke përfshirë zjarrvënien, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe përgjigja ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe proporcionale.

Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi të rregullt ligjor.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, që duhen respektuar dhe ushtruar në mënyrë paqësore.

Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet. Në një vend kandidat të përkushtuar fort ndaj procesit të pranimit në BE dhe duke bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e tij drejt BE-së, ankesat duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.

Top Channel