Si skenë filmi/ “Spektakël” i frikshëm fishekzjarrësh në drejtim të policisë, protestuesit tentojnë sërish të afrohen te Ministria e Arsimit
18/10/2026 18:08
Një numër shumë i madh fishekzjarrësh është hedhur nga protestuesit në drejtim të policisë këtë mbrëmje.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, protestuesit hedhin fishekzjarrë drejt efektivëve të policisë, skenë kjo e ndodhur pas Bankës së Shqipërisë.
Ata janë larguar nga Sheshi Skënderbej dhe po tentojnë të kthehen sërish te Ministria e Arsimit.
Ndërkohë, nga ana tjetër, policia përgjigjet me gaz lotsjellës.
Top Channel