U arrestuan gjatë ditës së parë të protestës në Durrës, gjykata lë në arrest shtëpie 4 prej tyre, detyrim paraqitje për 18 të tjerë

18/10/2026 16:56

Gjykata ka caktuar masat për 22 protestuesit që u arrestuan gjatë ditës së parë në Durrës.

Sipas avokatëve mbrojtës, gjykata caktoi masën “arrest shtëpie” për 4 prej 22 protestuesve, ndërsa për 18 të tjerë caktoi masën “detyrim paraqitje.

Vendimi u prit me entuziazëm nga familjarët e protestuesve që po prisnin jashtë ambienteve të Gjykatës së Durrësit.

Top Channel