Tensionet në protestë, policia përdor plumba gome, protestuesit përgjigjen me gurë
18/10/2026 17:28
Situata në qendër është përshkallëzuar, ndërsa raportohet për përdorimin e plumbave të gomës nga policia gjatë përballjes me protestuesit.
Përdorimi i tyre vjen pas tensioneve të krijuara në zonë, ku policia ka përdorur më herët gaz dhe ujë, ndërsa protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit.
Përplasjet po zhvillohen pranë kordonit policor, i vendosur për të penguar avancimin e protestuesve drejt Kryeministrisë.
Top Channel