Përshkallëzohet protesta, hidhen ‘breshëri’ molotovësh drejt Policisë
18/10/2026 17:17
Përshkallëzohet protesta në Tiranë, pranë Ministrisë së Brendshme.
Protestuesit kanë hedhur breshëri molotovësh drejt Policisë, e cila qëndronte e rreshtuar përballë tyre.
Pas hedhjes së molotovëve, flakët kanë shpërthyer te këmbët e efektivëve, ndërsa menjëherë ndaj protestuesve është hedhur ujë me presion, duke nisur shpërndarjen e tyre.
Top Channel