Protesta zhvendoset pranë Parlamentit, protestuesit hedhin molotovë drejt poilicisë
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar ditën e sotme në lidhje me pretendimet se auto-ambulancat përdoren për të transportuar gaz lotsjellës.
QKUM-ja i ka hedhur poshtë këto aludime përmes një reagimi zyrtar, duke theksuar se atuo-ambulancat dhe ekipet mjekësore janë në terren vetëm për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë.
Nëpërmjet këtij reagimi, QKUM-ja shprehet se pengimi i qarkullimit dhe aktet e dhunës ndaj ambulancave apo ekipeve mjekësore vonojnë ndërhyrjen emergjente dhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e pacientëve në nevojë, si dhe sigurinë e stafit mjekësor.
REAGIM DHE PËRGENJESHTRIM ZYRTAR | QKUM:
Në lidhje me disa lajme të rreme që po qarkullojnë në rrjetet sociale ku pretendohet se autoambulancat po përdoren për furnizim me gaz lotësjellës, përgenjeshtrojmë kategorikisht këtë informacion!
Informojmë të gjithë qytetarët dhe protestuesit se:
🚑 Misioni ynë: Autoambulancat dhe ekipet mjekësore janë në terren VETËM për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore.
⚠️ Thirrje për ndërgjegjësim: Pengimi i qarkullimit dhe aktet e dhunës ndaj ambulancave apo ekipeve mjekësore vonojnë ndërhyrjen emergjente dhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e pacientëve në nevojë, si dhe sigurinë e stafit tonë.
📋 Lista e targave të mjeteve aktualisht në shërbim aktiv:
🔹 AC 410 AC | AC 878 AC | AC 656 AC | AC 342 AC
🔹 AB 657 CF | AB 703 CF | AB 946 CF | AB 776 CF
🔹 AA 813 VU | AA 874 VU | AB 245 FV | AB 846 CF
📞 Për çdo urgjencë mjekësore, telefononi menjëherë në numrin pa pagesë: 127
Së bashku për të mbrojtur jetën! 🏥
Top Channel