Tensionet te Kryeministria, ndërhyn FNSH, futen në lokal për shoqërimin e protestuesit, e shpëtojnë klientët
18/10/2026 15:48
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” para Kryeministrisë pas tensioneve me protestuesit, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Efektivët kanë hyrë edhe në një lokal pranë Piramidës, ku kanë tentuar të shoqërojnë një protestues.
Ky i fundit është shpëtuar nga klientët që ndodheshin në lokal, të cilët kanë ndërhyrë për të penguar shoqërimin e tij.

Top Channel