Policia dhe autobotët krijojnë kordon te Ministria e Brendshme, bllokojnë avancimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
18/10/2026 16:40
Prani e shtuar e forcave të policisë pranë Ministrisë së Brendshme, ku edhe autobotët janë pozicionuar në formë bllokade për të penguar avancimin e protestuesve drejt Kryeministrisë.
Efektivët e policisë kanë krijuar një kordon sigurie, ndërsa autobotët janë vendosur në vijë, duke shërbyer si pengesë për lëvizjen e protestuesve në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit vijojnë të mbajnë pozicionet për të kontrolluar lëvizjen e turmës.
Top Channel