“Çfarë vjen pas kësaj?”, Rama: Në lojë është tryeza e negociatave me BE-në, jo pushteti im
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë informacion rreth të lënduarve gjatë protestës së sotme në Tiranë, ora 16:00.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur një efektiv policie, një 15-vjeçar dhe një përfaqësues i mediat, gjendja e të cilëve është stabël.
Gjithashtu, Ministria e Brendshme përgënjeshtron kategorikisht lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri.
“Informacion mbi të lënduarit, 18 tetor 2026 ora 16:00
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se në Spitalin Universitar të Traumës deri më tani kanë mbërritur:
-Një efektiv policie
-Një minoren (15 vjeç)
-Një përfaqësuese e medias,
Gjendja e tyre është stabël, po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore.
Përgënjeshtrojmë kategorikisht lajmin që po qarkullon për humbjen e jetës së një të mituri, duke theksuar se ky informacion është I PAVËRTETË. U bëjmë thirrje mediave dhe opinionit publik të tregojnë përgjegjësi në verifikimin dhe shpërndarjen e informacioneve, për të shmangur përhapjen e lajmeve të rreme që shkaktojnë panik, shqetësim te familjarët dhe tensione të panevojshme në opinionin publik”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Top Channel