Barcelona, Flick driblon polemikat: Shpresoj që një ditë të kuptoni se nuk iu përgjigjem kurrë pyetjeve që kanë të bëjnë me ekipet e tjerë.
Do të jetë francezi François Letexier, arbitri që do të vendosë drejtësi në sfidën e së mërkurës mes Romës dhe Realit të Madridit, e vlefshme për javën e dytë të Ligës së Kampioneve që do të luhet në ‘Olimpico’.
Kjo do të jetë hera e katërt që francezi do të gjykojë një ndeshje të Romës me verdhekuqtë që kanë një bilanc me 2 fitore dhe 2 humbje, të gjitha në Europa League.
Por kur përmendet emri i Letexier mendja të shkon te shkurti i vitit të kaluar te sfida mes Benfica dhe Realit të Madridit ku Jose Mourinho që aktualisht është te Los Blancos, ishte në drejtimin e skuadrës luzitane.
Në atë sfidë, Letexier e ndëshkoi Mourinho me karton të kuq me portugezin që pas përfundimit të ndeshjes u shfaq në konferencën për shtyp duke sulmuar arbitrin dhe duke shfaqur një fletë letre ku kishte shënuar emrat e futbollistëve të Realit të Madridit që nuk duhej të ndëshkoheshin me karton të verdhë.
Top Channel