Sfida me Interin në Champions, Giovanni van Bronckhorst: E mundëm Comon, pse jo edhe zikaltrit
Pas zhgënjimit në derbin e së shtunës, Interi përqendron forcat te ndeshja e radhës në Ligën e Kampioneve, sfidën me Feyenoordin në Rotterdam.
Trajneri Chivu dhe futbollistët e tij dëshirojnë të ringrihen pas humbjesë së rëndë ndaj Milanit dhe ndaj skuadrës holandeze do të kërkojnë të marrin 3 pikë të tjera që do të pasojnë ato të fituara në ndeshjen ndaj Shakhtarit.
‘Ka gabime dhe episode negative nga të cilat duhet të mësojmë-tha Chivu në konferencën për shtyp në prag të sfidës-duhet të transformojmë zhgënjimin në energji pozitive. Unë besoj te puna, te kjo skuadër, te ajo që ka bërë deri tani dhe kam besim dhe te ajo që do të bëjë sepse ka kampionë të mëdhenj’.
Me vetëm 3 pikë pas 3 ndeshjeve, për Interin dhe Chivun objektivi i kualifikimit brenda 8 më të mirave duket i vështirë për t’u arritur, por trajneri rumun nuk i ridimensionon pritshmëritë evropiane të skuadrës së tij.
‘Liga e Kampioneve merret ndeshje pas ndeshje-tha Chivu-sigurisht nëse bëjmë llogaritë për të arritur në 8 vendet e para duhen 16 pikë, por jemi ende në garë. Nesër nuk do ta kemi të lehtë, unë këtë stadium e njoh mirë dhe e di çfarë atmosfere ka dhe sa nxisin tifozët, por jemi të vetëdijshëm për atë që dimë të bëjmë’.
Top Channel