Shqipëria luan sot ndeshjen më delikate të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë sfidojnë Finalndën në transfertë në ndeshjen që nis në 15:00.

Finlandezët janë ekipi më i fortë në letër dhe i favorizon jo pak fakti që luajnë në shtëpi në kushte atmosferike që ato janë të mësuar dhe të përshtatur shumë mirë.

Nga ana tjetër, Kombëtarja jonë shkon si kryesuese e grupit dhe luan për të ruajtur pozitat në vendin e parë pas fitoreve me Bjellorusinë dhe San Marinon.

Trajneri Maran ka zgjedhur edhe 11 titullarët për këtë sfidë, duke bërë ndryshime edhe në këtë ndeshje të radhës, që është e parafundit sa i përket këtij grumbullimi.

Rezultati Live:

Finlandë 1-1 Shqipëri

Walta 26′ / Manaj 4′

Komenti Live:

46′ Zëvendësim te Finalnda. Largohet Kairinen dhe në vendin e tij futet Kamara.

46′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Manaj dhe në vendin e tij futet Daku.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

42′ Ramadani tenton të kthejë një top me kokë në zonë, por tentativa e tij është e gabuar.

31′ Sherri ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Gol Finlanda 1-1/ Walta gjuan rrafsh me tokën nga goditja e dënimit dhe ndëshkon ekipin kuqezi. (Video)

25′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Largohet Hoxha dhe Sherri e zëvendëson duke u futur në portë.

22′ Etrit Berisha shkakton një ndërhyrje të gabuar jashtë zone dhe ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë kuqezinjtë me 10 lojtarë. (Video)

15′ Hoxha lëviz në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por topi shkon jashtë kuadratit.

4′ Goool Shqipëria 0-1/ Asllani kroson nga këndorja dhe Manaj godet me kokë duke kaluar në avantazh kuqezinjtë. (Video)

1′ Starton sfida në Helsinki!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel