Milan, Amorim e mban vetëm në stol, por Cardinale kërkon rinovimin me ‘Captain America’
‘Chelseat duhet t’i hiqet titulli i Premier League i fituar në sezonin 2016/17 sepse atë vit shkeli rregullat financiarë’-kjo është kërkesa e bërë ngë Mauricio Pochettino që aktualisht është trajner i kombëtares amerikane, por që në atë kohë ishte në pankinën e Tottenham. Në atë sezon, skuadra e Hotspurs u rendit në vendin e dytë në klasifikim, 7 pikë prapa Bluve dhe për argjentinasi, titulli duhet t’i hiqet Chelseat dhe t’i akordohet Tottenham.
Në muajin korrik Chelsea u gjobit me 10 milionë paundë dhe u dënua me një skualifikim me kusht me dy ndeshje për thyerje të rregullave të Premier League kur në krye të klubit ishte Roman Abramovich. Klubi londinez pranoi 74 thyerje rregullash të Federatës Angleze në lidhje me agjentët, bashkëpunimet me ndërmjetësit dhe investimet e palëve të treta për blerje futbollistësh.
Pronarët aktualë Todd Boehly dhe Clearlake Capital bënë një vetëdenoncim te autoritetet futbollistike për thyerje të normave kur ishin pranë blerjes së klubit londinez nga miliarderi rus. Në mënyrë të veçantë thyerja e rregullave kishte të bënte me blerjen e Eden Hazard, ëillian, David Luiz dhe Nemanja Matic, të gjithë elementë të rëndëishëm në triumfin e Chelsea në sezonin 2016/17 nën drejtimin e Antonio Contes.
‘Duhej të kishim fituar një titull në Premier League, duhej ta kishim fituar-tha Pochettino-nëse kjo është e vërtetë, atëherë meritojmë të bëhemi kampionët e atij sezoni. Janë dënuar, e kanë pranuar? Kështu që titulli duhet t’i shkojë skuadrës së vendit të dytë. Mund të themi që kanë shënuar gola, kanë fitura. OK. Por është e drejtë të thuhet edhe se nuk garuam në kushte të barabarta që në fillim. Ndoshta me rregulla të njëjtë do të kishim marrë futbollistë që do ta kishin përmirësuar rregulla apo do të kishin shënuar më shumë gola’.
Kujtojmë se Pochettino ka drejtuar Chelsea në 2023-24.
‘Nuk kam dyshime dhe nuk kam frikë të them të vërtetën-shtoi Pochettino-tifozët e Chelsea do të zemërohen me mua, por nëse do të ishte Tottenham ai që do të thyente rregullat do të thoja të njëjtën gjë; nuk e meritojmë titullin sepse kemi thyer rregullat’.
Top Channel