Me 3 pankina dhe asnjë minutë aktivizim edhe pse stërvitet me skuadrësn që në 21 gusht, Christian Pulisic është shndërrua në një objekt misterioz te Milani i Ruben Amorim. Në shpatullat e ‘Captain America’ është një verë e trazuar me edemë të kockës(dhe mikrofrakturë) në gjurin e djathtë që minuan Botërorin e tij.

Për të është treguar një kujdes maksimal, me menaxhimin e ngarkesës së punës, riatletizim gradual dhe për arsye teknike dhe taktike. Ndërkaq, në zonën e veprimit të amerikanit në fushën e lojës po spikat Alphadjo Cisse (autor i 2 golave në 3 ndeshje), duke bërë që të mos ndihet mungesa e Pulisic. 

Me fjalë të tjera, Amorim duket se nuk ka ndërmend ta bëjë Pulisic si pikë referimi për futbollin e tij, ndryshe nga sa mendon Gerry Cardinale që edhe për arsye të marketingut amerikan është gati të rinovojë në mënyrë të njëanshme(sipas akordit mes palëve) kontratën e futbollistit deri në vitin 2028.

Në këtë pikë Cardinale është i palëkundur edhe pse do të preferonte që futbollisti të rinovojë në mënyrë konsensuale. Është kjo një çështje e hapur për të cilën do të vendosë edhe raportet mes futbollistit dhe trajnerit të ri të Milanit dhe që në Romë në ndeshjen kundër Lazios, mund të nisë më në fund sezoni i amerikanit.

Top Channel