Nata që ndryshoi gjithçka, Yaya Touré thyen tabunë e madhe në UEFA Champions League
Humbja 3-1 e Galatasaray-t përballë Sportingut në Lisbonë nuk ka lënë shije të hidhur vetëm në fushën e lojës, por ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë në pankinën e skuadrës turke.
Protagonist absolut, jashtë vijave kufizuese, u bë trajneri Okan Buruk, i cili dhuroi një “shfaqje” pasionante dhe plot nerva që tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Teksa skuadra e tij po vuante dominimin e portugezëve, tekniku turk nuk i ka mbajtur dot nervat, duke e përjetuar disfatën me një tension maksimal. Pamjet e regjistruara tregojnë një Buruk të tërbuar që ulëret drejt fushës, në një moment ku tërbimi arrin kulmin me një objekt që fluturon në ajër nga stoli. Një shpërthim i vërtetë ballkanas që tregon qartë zhgënjimin për atë që po ndodhte në tapetin e gjelbër, teksa trajneri dukej sikur po kërkonte dëshpërimisht pultin e PlayStation për t’i bërë “restart” ndeshjes.
Por ajo që e bën këtë video një material perfekt humori për rrjetin, është kontrasti me pjesëtarin e stafit që qëndron në krah të tij. Ndërkohë që trajneri po përjeton një krizë të vërtetë nervore, zotëria me syze të verdha duket si njeriu më i qetë në planet. Ai shfaqet thuajse i pashqetësuar nga stuhia që po zhvillohej vetëm pak centimetra larg tij, duke i dhënë pamjeve një notë komike të jashtëzakonshme. Një mbrëmje për t’u harruar për Galatasaray-n, por jo për internetin, që tashmë ka gjetur materialin e radhës për meme.
Kliko këtu për të parë momentet epike të reagimit të trajnerit turk
Top Channel