Mbyllet aventura e Lichtsteiner te Baseli, skuadra zvicerane e shkarkon nga posti i tij pas më pak se 9 muajsh
Te Juventus, Luciano Spalletti po studion lëvizjen taktike për të zgjidhur problemin e hemorragjisë së golave(deri tani 4 gola të shënuar në kampionat dhe asnjë nga sulmuesit). Në kuadër të ndeshjes në transfertë me Sassuolon, ideja konkrete është aktivizimi në të njëjtën kohë i dy qendërsulmuesve edhe për të mbuluar dëmtimet e shumta që e kanë lënë mesfushën me pak lojtarë në dispozicion.
Nevoja për të shënuar dhe emergjenca në mesin e fushës mund të shtyjë trajnerin toskan që të shfrytëzojë më shumë armët ofensive të tij dhe është i fortë tundimi për të bashkuar shtatlartësinë e Nick ëoltemade me shpërthimet e Randal Kolo Muani
Zgjedhja për të luajtur me dy qendërsulmues do t’i hiqte presionin francezit që është shfaqur shumë i izoluar në ndeshjet e para sezonale. ëoltemade dhe Kolo Muani kanë karakteristika atipike, por plotësuese për idenë e futbollit të trajnerit. Të dy mund të pasurojnë manovrën duke u tërhequr në treçerekun e fushës duke shkëmbyer pozicion, nëj faktor që do të lejontë skuadrën që mos japë pikë referimi mbrojtjeve kundërshtare
Lëvizja me dy qendërsulmues do të përshtatej në mënyrë perfekte me skemën bazë 4-2-3-1 duke mbuluar mungesat në sektorin e sulmit. Woltemade mund të veprojë si mesfushor ofensiv ose si një mbështetës i Kolo Muani duke rimarrë atë rol që e bëri protagonist në vitet e tij më të mira te Stuttgart. Mbetet për t’u zgjidhur dilema për opsionet ofensive gjatë ndeshjes duke qenë se duke i aktivizuar të dy qëndërsulmuesit do të limitonte zëvendësimet nga pankina.
Top Channel
Mbyllet aventura e Lichtsteiner te Baseli, skuadra zvicerane e shkarkon nga posti i tij pas më pak se 9 muajsh
Mbyllet aventura e Lichtsteiner te Baseli, skuadra zvicerane e shkarkon nga posti i tij pas më pak se 9 muajsh