Champions League në Top Channel/ Vendos goli i Odegaard, Arsenal mund Napolin në transfertë dhe merr tre pikët e para (Video)
Lamine Yamal vazhdon të shkruajë historinë e Champions League.
Ylli i Barcelonës ishte protagonist në fitoren 5-1 ndaj Feyenoordit, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asistime, ndërsa me këto shifra vendosi një rekord të ri në historinë e kompeticionit.
Me kontributet ndaj Feyenoordit, Yamal ka arritur në 21 përfshirje direkte në gola në Champions League, me 11 gola dhe 10 asistime.
Kjo shifër e ngjit atë në vendin e parë mes lojtarëve adoleshentë në historinë e Champions League, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Kylian Mbappé, i cili kishte regjistruar 20 përfshirje në gola gjatë viteve të tij si adoleshent.
21 – Lamine Yamal now has 21 goal involvement in the UEFA Champions League (11 goals, 10 assists); the outright most by a teenager in the competition’s history, overtaking Kylian Mbappé’s 20.
Prodigious. pic.twitter.com/Ire0T8j89z
— OptaJoe (@OptaJoe) September 9, 2026
Yamal ishte vendimtar në një mbrëmje perfekte për Barcelonën. 19-vjeçari shënoi në minutën e 77-të me një goditje të bukur nga goditja e dënimit, ndërsa dy asistimet e tij plotësuan një paraqitje të jashtëzakonshme.
Barcelona e mbylli ndeshjen me fitoren e thellë 5-1, pas dy golave të Raphinhas dhe golave të Karim Adeyemit, Yamalit dhe Gabriel Jesusit.
Top Channel