Premier League/ City me start perfekt, i mjafton Haaland kundër skuadrës së sapongjitur, Tottenham ngec sërish (Rezultatet)

05/09/2026 17:56

Manchester City vijon me ritëm perfekt në nisjen e sezonit të ri të Premier League.

Nënkampionët e Anglisë triumfuan 1-0 ndaj Coventry City-t, me golin e Erling Haaland që rezultoi vendimtar për skuadrën e Enzo Marescës.

Norvegjezi shënoi golin e vetëm të takimit, duke i dhënë City-t tri pikët dhe duke e mbajtur skuadrën në krye të renditjes me një tjetër fitore.

Surpriza e ditës ishte Nottingham-Tottenham që u mbyll pa gola. Spurs vijojnë kështu të kenë probleme në startin e kampionatit, duke mbetur pa fitore pas tri javëve të para.

Një tjetër sfidë me shumë emocione ishte ajo e orës 13:30 mes Newcastle dhe Bournemouth, e cila përfundoi 2-2. Bournemouth ishte në avantazh të dyfishtë, por Newcastle reagoi dhe arriti të marrë një pikë falë golit të vonë të Jacob Ramsey.

Në ndeshjet e tjera të pasdites, Crystal Palace fitoi 3-2 ndaj Fulham, Brentford barazoi 1-1 me Sunderland. Brighton dhe Leeds gjithashtu ndanë pikët pas barazimit 1-1.

Rezultatet:

Newcastle 2-2 Bournemouth

Brentford 1-1 Sunderland

Brighton 1-1 Leeds

Fulham 2-3 Crystal Palace

Manchester City 1-0 Coventry

Nottingham Forest 0-0 Tottenham

Top Channel