Mbyllet aventura e Lichtsteiner te Baseli, skuadra zvicerane e shkarkon nga posti i tij pas më pak se 9 muajsh

10/09/2026 12:29

Aventura e Stephan Lichtsteiner në stolin e Baselit zgjat më pak se 9 muaj. Përmes një komunikate zyrtare, klubi zviceran bëri të ditur shkarkimin e menjëherëshë, nga pankina të ish mbrojtësit të Juventusit e Lazios.

Ai që pati një ndikim në vendimin e klubit zviceran ishte rendimenti i ulët i skuadrës në 27 ndeshje me një mesatare prej 1.22 pikësh për ndeshje. Më vendimtaret në këtë pikë rezultuan dy ndeshjet e fundit luajtura në shtëpi me Sion dhe Luganin, që të dyja të mbyllura me humbje nga Baseli.

Vendin e Lichtsteiner në pankinën e Baselit do ta marrë përkohësisht italiani Luigi Nocentini. Aktualisht Baseli pozicionohet në vendin e 5 në Super Ligën Zvicerane me 10 pikë të grumbulluara pas 7 ndeshjeve. Shkarkimi i Stephan Lichtsteiner që e mori drejtimin e Baselit në janar të këtij viti është i pari jo vetëm në Super Ligën Zvicerane por në të gjithë futbollin helvet.

Top Channel