Arbitri anglez Mike Dean, trondit Premier League: Qëndroja 25 minuta pa i rënë bilbilit…
Everton po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit veteran Jamie Vardy, pas një fundi zhgënjyes të merkatos së verës që e ka lënë skuadrën me mungesa në repartin ofensiv.
Klubi anglez mbeti pa shumë alternativa në sulm pas largimit të Beto-s në ditën e fundit të merkatos.
Përpjekjet për të afruar një tjetër sulmues dështuan, pasi negociatat për Folarin Balogun nga Monaco dhe huazimin e Joshua Zirkzee nga Manchester United nuk u finalizuan.
Për këtë arsye, trajneri David Moyes po kërkon zgjidhje në tregun e lojtarëve të lirë dhe një nga emrat e konsideruar është pikërisht Jamie Vardy.
Sulmuesi 39-vjeçar është aktualisht pa kontratë pas largimit nga Cremonese në fund të sezonit të kaluar. Ai ka një histori të gjatë në Premier League, ku u bë legjendë me fanellën e Leicester City, duke shënuar mbi 200 gola në rreth 500 paraqitje.
Vardy ka fituar titullin e Premier League me Leicester në sezonin historik 2015-2016, si dhe Kupën FA dhe Këpucën e Artë të kampionatit anglez.
Pas eksperiencës në Itali, sulmuesi anglez ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Britani për të qenë më pranë familjes, ndërsa Everton mund të jetë një opsion i mundshëm.
Top Channel