Live Champions League në Top Channel/ Napoli më kërkues, tentativa e De Bruyne ndalet nga Raya
Pas sfidave të orës 18:45, Champions League sjell në mbrëmje katër përballje që nisin në orën 21:00.
Përveç supersfidës Napoli-Arsenal që transmetohet live në Top Channel, tjetër në qendër të vëmendjes është dueli i madh në “Anfield”, ku Liverpool pret Atlético Madrid, ndërsa PSG nis mbrojtjen e trofeut përballë Slovan Bratislavës. Në Lisbonë, Sporting përballet me Galatasaray.
Një nga ndeshjet më të forta të mbrëmjes luhet në Angli. Liverpool pret Atlético Madrid në “Anfield”, në një duel që premton intensitet, duele fizike dhe shumë betejë taktike.
Liverpool nis një kapitull të ri në Champions League nën drejtimin e trajnerit të ri Andoni Iraola, ndërsa përballë do të jetë Atlético i Diego Simeones, një skuadër e njohur për disiplinën taktike dhe aftësinë për t’i vështirësuar jetën çdo kundërshtari.
Liverpool kërkon të nisë me fitore aventurën europiane në shtëpi, por Atlético vjen me synimin për të prishur festën në “Anfield”. Një sfidë ku detajet mund të vendosin gjithçka.
Në Paris, PSG nis mbrojtjen e titullit të Champions League ndaj Slovan Bratislavës.
Skuadra e Luis Enriques është favorite e padiskutueshme në këtë përballje, por kampionët europianë nuk e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. PSG ka humbur Superkupën e Francës dhe ka pasur vështirësi në javët e para të Ligue 1.
Në letër, PSG është dukshëm favorit, por presioni mbi kampionët është i madh që në ndeshjen e parë.
Në Portugali, Sporting Lisbonë pret Galatasarayn, në një përballje që pritet të jetë shumë më e ekuilibruar.
Sporting do të ketë avantazhin e fushës dhe kërkon ta nisë pozitivisht fazën e ligës, ndërsa Galatasaray vjen me ambicie të mëdha dhe me dëshirën për të treguar se mund të konkurrojë edhe jashtë Turqisë.
REZULTATET LIVE:
Liverpool 1-1 Atletico Madrid
Szoboszlai 40′ / Llorente 17′
Goli i Szoboszlait (Video)
Goli i Llorente (Video)
PSG 3-0 Slovan Bratislava
Dembele 17′, 23′, Ferran Torres 31′
Goli i Ferran Torres (Video)
Goli i dytë i Dembele (Video)
Goli i parë i Dembele (Video)
Sporting 1-1 Galatasaray
Catamo 27′ / Inacio (A.G) 5′
Top Channel