‘Gjuetia’ për trofeun e Botërorit; Argjentina, Franca dhe Anglia, shfaqen si më të kuotuarat

19/06/2026 13:34

Njëra është praktikisht e njëjta skuadër që ka fituar titullin përpara 3 vjet e gjysmë me një Lionel Messi në versionin Benjamin Button, tjeta ka një skuadër që ngjan me Harlem Globetrotters dhe skuadra e tretë më në fund ka një organizim dhe një Harry Kane që shënon dhe jep asiste si një trekuartist i mirëfilltë.

Argjentina, Franca dhe Anglia, në këtë moment duken si skuadrat që kanë më shumë shanse për të fituar këtë edicion të Kupës së Botës

Sigurisht që është ende shpejt dhe nuk mund të jepen gjykime përfundimtare pas vetëm një ndeshjeje. Ancelotti do të gjejë një formulë më të besueshme për Brazilin e tij, Spanja jo gjithnjë do të duhet të përballet me një mur si ai i Kepit të Gjelbër dhe Gjermania do të vlerësohet më mirë kundër një kombëtareje më të besueshme. Pastaj nuk duhen harruar disa  outsider si Maroku që bëri një superndeshje të paktën në pjesën e parë ndaj Brazilit dhe që vjen pas vendit të 4-t në Katar 2022.

Por nuk ka dyshim se prova e forcës e kampionëve dhe nënkampionëve në fuqi të botës dhe ajo e skiadrës së Tuchel kanë lënë një përshtypje krejt tjetër në krahasim me kombëtaret e tjera që synojnë të shkojnë sa më lart. Scaloni u mjaftua të hedhë në fushë të njëjtën skuadër si në Botërorin e fundit. Thuajse të gjithë futbollistët ishin ata që luajtën edhe në Katar, përveç Tagliafico i zëvendësuar nga Medina e Di Maria që për shkak të moshës ia la vendin Almadas. Por struktura mbeti e njëjta. Katër mbrojtës, 3 mesfushorë, (Mac Allister, Enzo Fernandez, De Paul), Messi i lirë për të manovruar dhe lidhur me të tjerët ku e sheh të arsyeshme, një qendërsulmues, Lautaro Martinez dhe Almadan që mbulon krahun e majtë. Në fazën mbrojtëse është një 4-4-2 me lojtarin e Atletico Madrid që shkon në të majtë me De Paul në të djathtë dhe Messi që formon një binom me qendërsulmuesin pa u detyruar të punojë shumë për lkthimin në mbrojtje. Faza sulmuese është e përbërë nga momente të futbollit relacional me mbledhjen e futbollistëve në një zonë të fushës me hyrje të papritura dhe vertikalizime drejt atyre që synojnë krahët apo qendrën

Franca ka më pak lojë solide, por një skuadër kaq impresionuese sa ajo mund të ndryshojë strukturë 20 herë gjatë ndeshjes. Deschamps për të thyer Senegalin i mjaftoi vetëm të vendosë Olise pas Mbappe duke bërë që të shkëmbejnë vendet me Dembele. Por zgjidhjet te Franca janë shumë. Trajneri transalpin e do konkretizimin, por hedh në fushë shumë lojtarë cilësore. Tentoi një lloj 4-3-3 me qendërsulmuesin hije të PSG, thuajse një gjysmësulmues krahu, Olise në krahë nga ana e Doue në të majtë dhe Mbappe në qendër. Duke marrë parasysh edhe Rabiot krijohej një mbipopullim qendror. Më pas mjaftuan disa vertikalizime te sulmuesi i Realit të Madridit për të mbyllur llogaritë. Deschamps mund të tentojë mijëra situata të ndryshme, këtë mjafton ta bëjë që zgjedhjet e tepërta të mos jenë si një thikë me dy presa. Megjithatë ka shumë trajnerë që do të donin të kishin problemet e tij.

Anglia, me cilësitë e lojtarëve të saj nuk është shumë larg nga Franca. Mundi skuadërn që u rendit e treta në Botërorin e kaluar, Kroacinë dhe e bëri duke shfaqur të gjitha kualitetet e futbollistëve të saj pavarësisht paraqitjes jo të mirë të Gordon. Tuchel duket njeriu i duhur për të drejtuar një kombëtare. Forca e vërtetë e Tre Luanëve është dyshja e mesit të fushës përpara mbrojtjes (Rice-Andreson) dhe mundësia për të ndryshuar lojtarët e krahut në anën e Bellingham; Saka ose Madueke në të djathtë me Rogers si alternativë. Pastaj, është ai; Harry Kane, sulmues dhe trekuartist në të njëjtën kohë, i aftë të shënojë dy gola dhe të japë asiste të saktë për krahët ose për ata që hyjnë nga prapa, vërtet unik në llojin e tij.

Top Channel